U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli paraqitet për të dëshmuar në Prokurorinë e Tiranës

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 25 nëntor Zhurnal.mk – Erjon Vishkulli, 28-vjeçari që mbeti i plagosur në sy gjatë protestës së zhvilluar më 24 tetor është paraqitur këtë të mërkurë në ambientet e Prokurorisë së Tiranës.

Pak ditë më para Prokuroria e Tiranës i kishte dërguar të riut një fletëthirrje, përmes së cilës i kërkohet të paraqitet para grupit hetimor më 25 nëntor, në orën 11:00, për të dhënë dëshminë e tij lidhur me ngjarjen.

Vishkulli pas plagosjes iu nënshtrua disa ndërhyrjeve kirurgjikale në Itali dhe është kthyer në Shqipëri pak ditë më parë.

Ndërkohë, më 28 tetor, Këshilli i Ministrave miratoi një akt normativ për mbulimin e shpenzimeve të trajtimit të tij mjekësor, në vlerën prej 5 milionë lekësh.

artikuj të ndërlidhura