UBT, memorandum mirëkuptimi me një universitet homolog hungarez

Nga D. V.
420 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 8 maj, Zhurnal.mk – Rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës (UBT) Fatbardh Sallaku, mirëpriti në takim zyrtar në ambientet e universitetit, ambasadoren e Hungarisë në Shqipëri, Martina Kasnyik, në kuadër të forcimit të bashkëpunimit me partnerë dhe institucione europiane.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e zgjerimit të marrëdhënieve akademike dhe shkencore mes dy vendeve, ndërsa u bë e ditur se javën e ardhshme UBT pritet të nënshkruajë një Memorandum Mirëkuptimi (MoU) me një universitet homolog hungarez.

Sallaku tha se, “kjo marrëveshje synon të nxisë shkëmbimet e studentëve dhe stafit akademik, bashkëpunimin në projekte kërkimore, si dhe zhvillimin e iniciativave të përbashkëta në fushën e arsimit dhe shkencës”.

Ambasadorja Kasnyik do të jetë gjithashtu pjesë e aktiviteteve të konferencës ndërkombëtare CASEE 2026, e cila do të zhvillohet javën e ardhshme në ambientet e UBT.

“Pjesëmarrja e saj në këtë konferencë vlerësohet si një tregues i rëndësishëm i rolit që Universiteti Bujqësor i Tiranës po luan në ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë dhe në forcimin e lidhjeve akademike me universitetet dhe institucionet europiane”, u shpreh Salaku.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër