Udhëtonin nga aeroporti i Shkupit drejt kufirit me Kosovën, zhduken tre shtetas

Nga Xh M
2,631 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 19 korrik Zhurnal.mk – Tre persona janë raportuar të zhdukur, ndërsa familjarët e tyre kanë apeluar për ndihmën e qytetarëve në lokalizimin e tyre.

Sipas njoftimit nga familjarët, bëhet fjalë për Ejup Ternavën, Cennet Ternavën dhe Fatmire Shabanin, të cilët janë parë për herë të fundit mbrëmjen e së shtunës, rreth orës 22:00, në Shkup.

Sipas informacioneve, ata ishin nisur nga aeroporti në drejtim të Kosovës, por që nga ai moment nuk është arritur më asnjë kontakt me ta dhe vendndodhja e tyre mbetet e panjohur.

Ata po udhëtonin me një veturë Mercedes GLC me ngjyrë blu, me targa MR-DT 2025.

Familjarët u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve që, nëse kanë parë personat ose automjetin, apo posedojnë çfarëdo informacioni që mund të ndihmojë në gjetjen e tyre, të kontaktojnë menjëherë familjarët ose Policinë.

Çdo informacion mund të jetë i rëndësishëm

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër