Universiteti i Tetovës i mirëpriti pjesëmarrësit e projektit “EU Aspirations Exchange”

Nga I.A
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 18 shtator, Zhurnal.mk – Sot, Universiteti i Tetovës e mirëpriti një grup studentësh dhe profesorësh nga Fakulteti i
Drejtësisë dhe Administratës i Universitetit të Lodzit nga Polonia, të cilët ishin pjesëmarrës në projektin ndërkombëtar “EU Aspirations Exchange: Learning from a Candidate Country”, që realizohet në kuadër të mobilitetit të dytë të projektit i cili synon të sjellë perspektiva të ndryshme mbi Evropën dhe Bashkimin Evropian.

Fillimisht ata u takuan me Prorektorin për Shkencë të UT – së, Prof. Dr. Agon Memeti, i
shoqëruar nga Doc. Dr. Hatibe Deari Zeqiri dhe Mr. Sc. Donika Kamberi nga Zyra për
Bashkëpunim Ndërkombëtar. Gjatë këtij takimi, delegacioni nga Polonia u njoh me
historikun dhe zhvillimin e Universitetit të Tetovës, programet e studimit dhe
veprimtarinë akademike e shkencore të tij, me theks të veçantë në Fakultetin Juridik.

Më pas, aktiviteti vazhdoi në ambientet e Klinikës Juridike të Fakultetit Juridik, ku
profesorët e Fakultetit Juridik, Prof. Dr. Fatmir Xheladini, prodekania për shkencë dhe
koordinatorja e Klinikës Juridike, Doc. Dr. Njomza Selimi dhe Prof. Dr. Vlona
Pollozhani, mbajtën prezantime dhe diskutuan mbi integrimin evropian, identitetin,
vlerat, të drejtën evropiane, si dhe sfidat dhe perspektivat e vendeve kandidate në
procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Profesorët dhe studentët nga Polonia, po ashtu e vizituan kampusin e Universitetit të
Tetovës, ku patën mundësi të njihen me ambientet dhe infrastrukturën universitare, si
dhe të shkëmbejnë përvoja me përfaqësuesit e Universitetit. Ky projekti bashkon të rinj nga Polonia, si vend anëtar i Bashkimit Evropian dhe

Maqedonia e Veriut, si vend kandidat, duke krijuar hapësirë për dialog, shkëmbim
ndërkulturor mbi të ardhmen e përbashkët evropiane.
Përmes këtyre aktiviteteve synohet fuqizimi i të rinjve si qytetarë të informuar, kritikë
dhe aktivë në proceset demokratike dhe shoqërore.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër