Shkup, 27 janar – Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi dërgoi urim deri te komuniteti serb në vend me rastin e Ditës së Shën Savës.
“Në emër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në frymën e respektimit të të drejtave dhe diversitetit, uroj komunitetin serb në RMV me rastin e Ditës së Shën Savës. Le të jetë kjo ditë një rikujtim për rëndësinë e respektit të ndërsjellë, dialogut dhe bashkëjetesës në shoqërinë tonë multietnike. Vetëm mbi këto vlera mund të sigurohet funksionimi demokratik I shtetit dhe i bashkëjetesës së qytetarëve”, qëndron në urimin.

