Ursula von der Leyen sot në Shkup, do të mbyllen disa rrugë në kryeqytet

Nga D V
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 02 tetor, Zhurnal.mk – Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të qëndrojë sot për një vizitë zyrtare në Shkup, në kuadër të turneut të saj në Ballkanin Perëndimor.

Siç u njoftua nga shërbimi qeveritar për shtyp, von der Leyen do të ketë takim kokë më kokë me kryeministrin Hristijan Mickoski, pas të cilit do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Kryeministri Mickoski, në një deklaratë për mediat përpara vizitës së von der Leyen, përsëriti se Qeveria është e gatshme për bisedime dhe një zgjidhje, duke hedhur poshtë akuzat e opozitës se po pengon rrugën e integrimit evropian duke mos hapur, pra duke mos pranuar, ndryshimet kushtetuese.

“Qëndrimi ynë është i qartë, argumentet tona janë të qarta. Jemi të gatshëm të flasim, të debatojmë dhe në fund të ditës të gjejmë një zgjidhje” theksoi Mickoski.

Von der Leyen do të takohet edhe me presidenten Gordana Siljanovska-Davkova në Vila Vodno. Do të diskutohet perspektiva evropiane e vendit dhe rajonit dhe procesi i anëtarësimit në BE.

Në takime pritet të diskutohet edhe problemi me Bullgarinë dhe mundësitë për tejkalimin e tij.

Ministri i Jashtëm Timço Mucunski deklaroi para vizitës së Von der Leyen se Maqedonia dëshiron të gjejë një zgjidhje me Bullgarinë që do të sigurojë parashikueshmërinë e procesit të integrimit evropian.

Gjatë qëndrimit të Ursula von der Leyen në Shkup, do të ketë regjim të veçantë trafiku në rrugët e kryeqytetit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër