Struga ka shumicë shqiptare prej 50,57%, thonë të dhënat e regjistrimit 2021

Nga B.M
745 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 2 prill, Zhurnal.mk – Komuna e Strugës ka gjithsejtë 50 980 popullatë banuese (ang. Resident opulation), e prej tyre pak më shumë se gjysma janë shqiptarë, thonë kështu të dhënat e regjistrimit të popullatës në vitin 2021, e të cilat janë publike në faqen e internetit të agjencisë së statistikave, shkruan Zhurnal.mk

Nga 50 980 banorë, 14 900 janë maqedonas që përfaqësojnë 29,22% të popullatës banuese të komunës.

Sipas të dhënave të këtij regjistrmi nga agjencioni shtetëror i statistikave të Maqedonisë së Veriut, shqiptarë në Strugë janë 25 785 ose 50,57% nga krejt 50 980 popullatë banuese në këtë komunë.

Të etnisë turke janë 3 472 ose 6,81% e Rom 177 ose 0,34%.//Zhurnal.mk

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër