Valë kritikash pas videos së Ben Gvir, Italia thërret ambasadorin izraelian

Nga D. V.
280 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tel Aviv, 20 maj, Zhurnal.mk – Aktivistët e “Global Sumud Flotilla”  janë parë në imazhet e trasmetuara në gjunjë, me duart e lidhura pas shpine, të rrethuar nga agjentët e Shin Bet, shkruan corrierere it.

Përballë tyre, ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben Gvir, valëvit flamurin izraelit duke i tallur ata. .l

“Shikoni si janë katandisur tani. Jo heronj, por mbështetës të terrorizmit”, thotë ai në videon e publikuar në rrjetet e tij sociale.

Mes të ndaluarve ndodhen edhe 29 italianë.

Në një deklaratë të përbashkët, Giorgia Meloni dhe Antonio Tajani e kanë cilësuar “të papranueshëm” trajtimin që Izraeli u ka bërë aktivistëve të Flotilla-s, duke shtuar se Italia “kërkon ndjesë për shpërfilljen totale të treguar ndaj kërkesave të qarta të qeverisë italiane”.

Ndërkohë ministria e Jashtme italiane  ka njoftuar thirrjen e ambasadorit izraelit për të kërkuar “sqarime formale” mbi atë që ka ndodhur.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër