Vazhdon procesi gjyqësor për zjarrin në Koçan

Nga D. V.
A+ A-
Rivendos

Shkup, 11 qershor, Zhurnal.mk – Vazhdon procesi gjyqësor për zjarrin në diskotekën “Pulse” në Koçani, ku humbën jetën 63 persona, ndërsa mbi 200 u plagosën.

Në seancën e fundit, Prokuroria deklaroi se objektet në Koçani fare nuk kanë qenë të përfshira në planet e mbikëqyrjes së Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim. Për komunën e Koçanit nuk ishte parashikuar, as nuk ishte kryer mbikëqyrje, dhe nuk ishte caktuar as inspektor për të kryer kontroll të rregullt ose të jashtëzakonshëm.

Këto gjetje i kundërshtoi ish-drejtori i DZS-së, Shaban Saliu, i cili pohoi se nënshkrimi në dokumentet e prezantuara nuk është i tij. /Zhurnal.mk

artikuj të ndërlidhura