Vazhdon protesta në Divjakë/ 51 ditë rezistencë kundër hartës territoriale të propozuar nga PS: JO shkrirjes së Bashkisë

Nga Xh M
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Divjakë, 19 shtator Zhurnal.mk – Prej 51 ditësh, banorët e Divjakës vijojnë protestat kundër reformës së re territoriale që, sipas tyre, rrezikon të prekë statusin e bashkisë së tyre.

Edhe pse numri i protestuesve mbetet i kufizuar, qytetarët shprehen të vendosur për të vijuar qëndresën, duke kërkuar që Divjaka të mbetet bashki. Sipas tyre, ndryshimi i propozuar do të cenonte identitetin dhe historinë e zonës, si dhe do të ndikonte në administrimin e saj.

Gjatë fjalimeve, protestuesit kanë vënë në dukje resurset që disponon Divjaka dhe potencialin njerëzor të zonës, duke kundërshtuar propozimet e komisionit të reformës territoriale.

Ata pritet të vijojnë kundërshtimin edhe përpara diskutimit të projektit në Kuvend, ku më 8 tetor pritet të hidhet për votim propozimi për ndarjen e re administrative-territoriale.

Në përfundim të protestës së 51-të, qytetarët kanë marshuar në rrugët e qytetit, duke përsëritur thirrjet në mbështetje të statusit të bashkisë: “Divjaka bashki!”

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër