Vazhdon rritja e çmimeve të prodhimeve vendore industriale

Nga D. V.
586 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 29 Prill, Zhurnal.mk – Çmimet e shitjes së prodhimeve industriale në tregun vendor në muajin mars të vitit 2026 janë rritur për 0.2% krahasuar me muajin e kaluar, sipas të dhënave të entit statistikor të vendit.
Në muajin mars të vitit 2026, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2025, çmimet e shitjes së prodhuesve të produkteve industriale në tregun vendor janë rritur për 4.7%.

Çmimet e shitjes së prodhuesve të produkteve industriale në tregun vendor në muajin mars të vitit 2026, krahasuar me muajin e kaluar, janë rritur në grupet Produkte të qëndrueshme për konsum të gjërë për 0.3% dhe Produkte jo të qëndrueshme për konsum të gjërë për 1.2%.

Sipas entit, çmimet në këtë periudhë janë rritur në grupet Energjia për 10.3%, Produkte e ndërmjetme, përveç energjisë për 0.1%, Produkte të qëndrueshme për konsum të gjërë për 5.0% dhe Produkte jo të qëndrueshme për konsum të gjërë për 5.9%./ Zhurnal.mk

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër