Vëllezërit nga Tetova përleshen mes vete bashkë me fëmijët

Nga D. V.
1,187 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 26 qershor, Zhurnal.mk – Më 25.06.2026, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personat A.I.(51), F.I.(25), B.I.(21), Sh.I.(38) dhe Sh.I.(42), të gjithë nga Tetova, anëtarë të dy familjeve që jetojnë në të njëjtën shtëpi, për shkak se kanë prishur rendin dhe qetësinë publike me një përleshje fizike mes tyre.

Përkatësisht, sipas raportimit, rreth orës 21:30 ka pasur një zënkë verbale dhe më pas fizike mes tyre, me ç’rast Sh.I.(42) me një send metalik ka sulmuar të afërmit e tij F.I., B.I. hen A.I. duke u shkaktuar lëndime. Ata janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të dorëzohen parashtresat përkatëse.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër