Vengu: Akademia e Forcave të Armatosura, alternativë për karrierë dhe mision për të rinjtë

Nga D. V.
1,219 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu theksoi sot se Akademia e Forcave të Armatosura përfaqëson një alternativë konkrete për të rinjtë që kërkojnë një karrierë të qëndrueshme, me mision dhe perspektivë zhvillimi personal.

Gjatë prezantimeve të zhvilluara në disa qytete të vendit, në kuadër të panairit “Work & Study 26”, përfaqësues të Akademisë së Forcave të Armatosura informuan maturantët dhe studentët mbi programet e studimit, kushtet e pranimit dhe mundësitë që ofron formimi ushtarak dhe akademik.

Sipas ministrit Vengu, interesi në rritje i të rinjve dëshmon se gjithnjë e më shumë ata po zgjedhin një rrugë që ndërthur profesionin me shërbimin ndaj vendit dhe zhvillimin individual.

“AFA, si institucion i vlerësuar i arsimit të lartë, vijon të ecë përpara me hapa të sigurt, duke investuar në cilësi dhe në përgatitjen e oficerëve të së nesërmes”, theksoi Vengu në një postim në rrjetet sociale.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër