Vengu: FA përgatitje për stërvitjen ndërkombëtare “Cambrian Patrol 2025”

nga D. V.

Batalioni i parë i Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut, të Forcave të Armatosura, po vijon intensivisht përgatitja për garën ndërkombëtare “Cambrian Patrol 25”, që do të zhvillohet në tetor, në Uells të Britanisë së Madhe.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ndau momente nga stërvitja që po zhvillojnë ekipet e FA, në Poshnje të Beratit, teksa u shpreh se u shpreh krenar për arritjet e ushtarëve tanë.

“Përmes disiplinave sfiduese si marshimi taktik, kalimi i traversave dhe pengesave ujore, topografia dhe ndihma e parë në terren, ushtarët tanë po rrisin jo vetëm aftësitë individuale, por edhe ndërveprimin me aleatët”, tha Vengu.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More