Vengu në Bratislavë: Solidaritet me aleatët tanë në krahun lindor të Evropës

nga D. V.

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu mori pjesë sot në mbledhjen e ministrave të Mbrojtjes të Evropës Qendrore në Bratislavë, Slloveni, në një moment kritik për sigurinë e kontinentit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vengu theksoi se ky është “një moment për të ritheksuar kohezionin dhe solidaritetin tonë me aleatët tanë në krahun lindor”.

Sipas Vengut me “mbi 500 trupa në misionet e NATO-s dhe BE-së, me investime në industrinë tonë të mbrojtjes (municione, dronë, artileri, mjete të blinduara etj.), në infrastrukturën kritike dhe me forcimin e mbrojtjes civile, Shqipëria dëshmon se është një ndërtuese stabiliteti dhe sigurie në rajon”.

Ministri theksoi se prioritetet tona për fuqizimin e Mbrojtjes dhe ato të anëtarësimit në BE shkojnë krah për krah.

“Mirënjohës kolegëve të Evropës Qendrore për mbështetjen e palëkundur në këtë drejtim”, tha Vengu.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More