Në vijim të veprimtarive në prag të Vitit të Ri kinez që po mbahen në vende të ndryshme të botës, në Marsejë të Francës u organizua një aktivitet i posaçëm për Galanë e Festës së Pranverës, realizuar nga CMG.
Në fjalimin e tij video, presidenti i CMG – së, Shen Haixiong deklaroi se si veprimtaria më e madhe vjetore kulturore në botë për sa i përket shikueshmërisë, Galaja e Festës së Pranverës e CMG-së është mbajtur për 43 vjet rresht, duke u bërë një “festë shpirtërore e Vitit të Ri” që rezonon me popullin kinez në mbarë botën dhe me miqtë brenda dhe jashtë vendit. Galaja e këtij viti, me temë “Kali në galopim, vrull i pandalshëm “, do të përdorë risitë teknologjike në “5G+4K/8K+AI” dhe do të shfrytëzojë plotësisht epërsitë e transmetimit të CMG-së në 85 gjuhë, për të paraqitur një festë kulturore për publikun si brenda ashtu edhe jashtë Kinës.

Në këtë aktivitet, të rinjtë dhe studentët francezë performuan së bashku me mësuesit dhe studentët kinezë në Francë. Në aktivitet u shfaq edhe një video promovuese për Galanë e Festës së Pranverës të CMG-së dhe pjesë kryesore nga programi “Udhëtim në Kinë përmes filmit”, duke u lejuar të ftuarve të shijojnë pasurinë dhe diversitetin e kulturës kineze përmes mediave vizuale.

