Vështirësohen hetimet për zbardhjen e vrasjes së Bujar Nasufit

nga D V

Motori që u përdor nga autorët për vrasjen e Bujar Nasufit, deri në këtë fazë, nuk e ka ndihmuar grupin hetimor për zbardhjen e detajeve të ngjarjes, apo për identifikimin e autorit.

Sipas burimeve për A2 CNN, nga ekspertiza paraprake që i është bërë motorit, ka rezultuar se ai është gjetur pa targa dhe pa numër identifikues, çfarë e vështirëson punën e grupit hetimor.

Agjentët e policisë po punojnë për gjurmimin e autorit përmes këqyrjes së kamerave të sigurisë. Deri tani, të shoqëruar kanë qenë vetëm familjarë dhe dëshmitarë të vendit të ngjarjes, por jo persona që mund të jenë të dyshuar si autorë të ngjarjes.

Në pyetje është marrë edhe bashkëshortja e viktimës e cila ka mohuar të ketë parë apo ta ketë njohur autorin, por vetëm ka dëgjuar të shtënat ka kuptuar se çfarë kishte ndodhur.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More