Shkup, 22 shtator, Zhurnal.mk – Vetëm një shqiptare është në mesin e 14 inxhinierëve të rinj që këtë vit janë shpallur fitues të mirënjohjes “Unaza e Inxhinierit”, e cila këtë vit ndahet për herë të 23-të. Bëhet fjalë për Arbana Kasamin.
Në mesin e fituesve të sivjetshëm janë studentë dhe të diplomuar nga fakultete të ndryshme të vendit, përfshirë Fakultetin e Arkitekturës, Fakultetin e Ndërtimtarisë, Fakultetin e Makinerisë, Fakultetin Teknologjik-Metalurgjik, FEIT, Fakultetin e Shkencave Bujqësore dhe Ushqimit, FINKI, PMF, Fakultetin e Dizajnit dhe Teknologjive të Mobilieve dhe Interierit, Fakultetin Teknik dhe fakultete të tjera.
Arbana Kasami është e vetmja shqiptare e përfshirë në listën e 14 fituesve të këtij viti. Mirënjohja iu nda në kuadër të “Unazës së Inxhinierit”, e cila synon të vlerësojë inxhinierët e rinj me rezultate të spikatura.
Ministrja e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, gjatë takimit me fituesit tha se të rinjtë duhet të vazhdojnë të mësojnë, të krijojnë dhe të inovojnë, ndërsa institucionet duhet të krijojnë hapësirë për zhvillimin e tyre profesional.
“Unaza e Inxhinierit” këtë vit ndahet për herë të 23-të. Sipas Ministrisë, deri më tani këtë mirënjohje e kanë marrë gjithsej 257 inxhinierë.
Në listën e fituesve të sivjetshëm, përveç Kasamit, janë edhe Marta Miteva, Antonio Tomeski, Jane Koceski, Mila Sazdova, Ognen Pendarovski, Marija Simonovska, Nikola Petrovski, Mihail Trajkov, Mila Çolakoska, Stefana Dimitrieska, Simeon Nalovski, Stefan Spasov dhe Tamara Atanasova.
