VIDEO/ Përplasje të dhunshme mes tifozëve të Bajern dhe Shtutgart, arrestohen dhjetëra persona! Lëndohen dhe policë

Nga L. M
309 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Sipas raportimeve, rreth dy orë para fillimit të ndeshjes, grupe tifozësh u përplasën pranë zonës së takimit afër stadiumit. Thuhet se tifozë të Stuttgart sulmuan fillimisht anëtarë të grupimeve të Bayern-it, duke shkaktuar reagim të menjëhershëm dhe përshkallëzim të situatës.

https://x.com/Gazpachen/status/2045874919712387124?s=20

Tensioni u rrit shpejt, me qindra tifozë të Bayern-it që u përfshinë në përleshje, disa prej tyre me fytyra të mbuluara. Brenda pak minutash situata doli jashtë kontrollit.

Në vendngjarje ndërhynë forca të shumta policore, me mbi 100 efektivë që u përpoqën të ndanin palët. Gjatë përplasjes u plagosën dy policë, ndërsa rreth 100 persona u arrestuan. Sipas autoriteteve, disa nga të ndaluarit kishin udhëtuar drejt Mynihut posaçërisht për të marrë pjesë në incidentet e dhunshme.

Grupi i organizuar i tifozëve të Stuttgartit “Commando Cannstatt 1997” njoftoi më pas se, për shkak të ndërhyrjes së madhe policore, nuk do të ishte e mundur prania e tyre e organizuar në stadium.

Policia e Mynihut konfirmoi përplasjet, duke bërë të ditur se situata është vënë nën kontroll dhe hetimet ndaj rreth 100 personave po vazhdojnë në bashkëpunim me prokurorinë.

artikuj të ndërlidhura

error: Përmbajtja është e mbrojtur!!

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër