Vijon operacioni nga ajri dhe toka për shuarjen e zjarrit në Krastë dhe Halil

Nga D. V.
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 11 gusht, Zhurnal.mk – Ministria e Mbrojtjes ndau sot pamje nga operacioni i përbashkët nga ajri dhe toka për shuarjen e zjarreve në territorin e Krujës, ku ndërhyrja e dy helikopterëve ka sjellë përmirësim të ndjeshëm të situatës.

Në zonën e Krastës dhe në fshatin Halil, dy helikopterë të Forcës Ajrore kanë ndërhyrë në bashkëpunim me forcat operacionale në terren, duke frenuar përhapjen e flakëve dhe duke ndihmuar në normalizimin e situatës.

Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se operacioni vijon për izolimin dhe shuarjen e plotë të vatrave, me prioritet mbrojtjen e banesave, komunitetit dhe mjedisit.

artikuj të ndërlidhura