5
Shkup, 21 shtator, Zhurnal.mk – Edhe një pacient ndërroi jetë si pasojë e etheve të Nilit Perëndimor, me ç’rast numri i rasteve fatale nga kjo sëmundje u rrit në nëntë.
Siç informojnë nga Klinika për sëmundje infektive, bëhet fjalë për një pacient 66‑vjeçar me formë neuroinvazive të konfirmuar të sëmundjes, i cili ishte i hospitalizuar për 28 ditë dhe ishte në ventilim mekanik. Pacienti kishte edhe disa sëmundje shoqëruese.
