Vizita e parë në Shqipëri, Rama pret në takim zv.kryeministrin e Kurdistanit të Irakut

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 6 korrik Zhurnal.mk – Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se ka pritur në takim Zëvendëskryeministrin e Rajonit të Kurdistanit të Irakut, Qubad Talabani.

Ai përmes një njoftimi në llogarinë e tij në rrjetin social, Facebook tha se bashkë me të priti edhe delegacionin që e shoqëron në vizitën e tij të parë në Shqipëri.

“Me Zëvendëskryeministrin e Rajonit të Kurdistanit të Irakut, Qubad Talabani, dhe delegacionin që e shoqëron në vizitën e parë në Shqipëri”, shkroi Rama.

artikuj të ndërlidhura