Vjetërsohet një pjesë e rastit “Talir 1” për financim të paligjshëm të VMRO, gjykimi do të nisë nga e para për herë të 6-të

nga Xh M

Shkup, 22 janar – Rasti “Talir 1”, që lidhet me financimin e paligjshëm të VMRO-DPMNE-së, tashmë prej gjashtë vitesh po zvarritet në labirintet gjyqësore, ndërsa javën e ardhshme do të nisë nga e para për herë të gjashtë.

Seanca e sotme u shty, ndërkohë që ka parashkruar vepra penale “Keqpërdorim i pozitës dhe autorizimit zyrtar”, për të cilën ndiqeshin penalisht ish-kryeministri Nikolla Gruevski dhe Kiril Bozhinovski, duke mbetur vetëm vepra penale për pastrim parash.

“Shtyrja e sotme do të thotë se herën tjetër gjykimi do të duhet të fillojë për herë të gjashtë. Do të thosha se në këtë rast strategjia e të akuzuarve, ndër të tjera, është e fokusuar në zvarritjen e procedurës, sepse vetëm përmes parashkrimit mund t’i shpëtojnë përgjegjësisë, duke qenë se bëhet fjalë për një lëndë për të cilën ata vetë janë të vetëdijshëm se Prokuroria posedon prova të forta. Ka ndodhur parashkrimi i veprës penale parësore, përkatësisht i keqpërdorimit të pozitës dhe autorizimit zyrtar, për shkak të kalimit të afateve ligjore dhe ndryshimeve në Kodin Penal të vitit 2023. Megjithatë, pavarësisht parashkrimit të veprës parësore, sipas ligjit dhe praktikës ekzistuese gjyqësore, nuk ka pengesa që në këtë rast të ndiqet penalisht vepra e pastrimit të parave, për të cilën parashkrimi ndodh në vitin 2035,” deklaroi prokurorja Lence Ristoska.

Në këtë rast janë të akuzuar ish-kryeministri Gruevski, si dhe Ilija Dimovski, Kiril Bozhinovski, Leko Ristovski dhe Mile Janakieski. Lënda ka filluar në shkurt të vitit 2019 dhe, për shkak të kompleksitetit dhe numrit të madh të dëshmitarëve, procesi gjyqësor vazhdimisht është zvarritur.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More