Vjosa Osmani merr pjesë në gala mbrëmjen e Albanian-American Relations Council në SHBA, takohet me Wesley Clark

Nga D V
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 25 shtator, Zhurnal.mk – Ish presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka marrë pjesë në gala mbrëmjen e organizuar nga Albanian-American Relations Council në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Këtë e bëri të ditur Osmani në rrjetin social në Facebook, ku në fotografitë e publikuara shihet duke u përshëndetur edhe me ish-komandantin e NATO-s për Evropë, gjenerali Wesley Clark.

“Ishte kënaqësi të flasë në gala mbrëmjen e organizuar nga Albanian-American Relations Council dhe t’i falënderoj mërgatën tonë në Amerikë për kontributin e jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar Osmani.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër