VLEN: Çfarë, lidhje ka Grubi me paralajmërimet e Ahmetit për tërheqje nga policia?

Nga D V
1,463 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 14 gusht, Zhurnal.mk – VLEN ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI), duke pretenduar se aktakuza ndaj ish-zëvendëskryeministrit Artan Grubi ka shkaktuar tensione dhe pasiguri brenda partisë.

VLEN vlerëson se Grubi mbetet figurë kyçe për zhvillimet e brendshme në BDI, duke e cilësuar atë si “kutinë e zezë” të partisë.

Sipas VLEN-it, paralajmërimet e fundit të liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, për tërheqje nga politika aktive nuk janë të rastësishme dhe lidhen me situatën e krijuar pas procedurave gjyqësore ndaj Grubit.

“Ali Ahmeti paralajmëron tërheqjen nga politika aktive. Gjoja ai dëshiron të tërhiqet, por bashkëpartiakët nuk e lejojnë. Ne vlerësojmë se zhvillimet e fundit kanë krijuar pasiguri brenda strukturave të BDI-së”, thuhet në reagim.

VLEN pretendon se zhvillimet e ardhshme në parti mund të ndikohen nga proceset që lidhen me Grubin, ndërsa përmend edhe emrin e ish-ministrit të Jashtëm, Bujar Osmani, si një nga figurat që, sipas tyre, po pozicionohet për zhvillimet e ardhshme politike në BDI.

Në reagim përmendet edhe prokurori Islam Abazi, për të cilin VLEN vlerëson se ka rol të rëndësishëm në proceset që mund të ndikojnë në dinamikat politike të partisë opozitare.

Koalicioni në pushtet thekson se BDI po përpiqet të krijojë përshtypjen se ka kontroll mbi situatën, por sipas tyre, zhvillimet e fundit tregojnë të kundërtën.

“Për Ali Ahmetin, kohët e vështira sapo kanë filluar”, thuhet në fund të reagimit të VLEN-it.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër