VLEN dënon glorifikimin e Mlladiqit, kërkon përgjegjësi të menjëhershme

Nga Xh M
769 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 28 gusht Zhurnal.mk – Koalicioni VLEN ka dënuar ashpër glorifikimin e çetnikëve dhe të Ratko Mlladiqit, i dënuar për gjenocid dhe krime të tjera të rënda lufte.

Nga VLEN-i vlerësojnë se shqetësimi bëhet edhe më i madh kur përmbajtje të tilla publikohen nga drejtuesi i një institucioni, detyra e të cilit është mbrojtja e të drejtave të shqiptarëve dhe komuniteteve të tjera.

“Kjo nuk është çështje shijesh apo bindjesh personale. Është çështje e standardeve të një zyrtari publik dhe e mesazhit që institucionet ua dërgojnë qytetarëve”, thuhet në reagimin e VLEN-it.

Nga koalicioni kërkojnë përgjegjësi të menjëhershme, duke theksuar se personat që nuk tregojnë respekt ndaj viktimave dhe vlerave të bashkëjetesës nuk mund të jenë garantues të të drejtave të komuniteteve.

“Kush nuk respekton viktimat dhe vlerat e bashkëjetesës, nuk mund të jetë garant i të drejtave të komuniteteve”, përfundon reagimi i VLEN-it.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër