Zgjatet afati për mbledhjen e nënshkrimeve për nismën e ndryshimit të Kodit Zgjedhor

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 13 tetor, Zhurnal.mk – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, gjatë seancës së sotme vendosi  zgjatjen e afatit për mbledhjen e nënshkrimeve mbështetëse për nismën ligjvënëse të zgjedhësve për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Vendimi u mor pas shqyrtimit të kërkesës së nismëtarëve për zgjatjen e afatit deri më 15 dhjetor.

Nisma synon të sigurojë mbështetjen e nevojshme qytetare për paraqitjen e propozimeve për ndryshime në Kodin Zgjedhor, sipas procedurave të parashikuara në legjislacionin shqiptar.

Gjithashtu, gjatë seancës së sotme publike, u plotësuan vakancat në tre këshilla bashkiakë.

Në Këshillin Bashkiak Gjirokastër, u emërua Nesilda Batha, kandidate e Partisë Socialiste të Shqipërisë. Në Këshillin Bashkiak Korçë, u emërua Sara Dinellari, kandidate e Partisë Aleanca Arbnore Kombëtare, ndërsa në Këshillin Bashkiak Lushnjë, vakanca u plotësua me Klajda Meçon, kandidate e Partisë Socialiste të Shqipërisë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër