VLEN: Monumenti i Qosetos, provokim i radhës nga koalicioni Arsovska-BDI-Levica!

nga D. V.

Shkup, 28 korrik – VLEN dënon ashpër aksionin tendencioz për rivendosjen e monumentit të Andon Lazov- QOSETO në regji të Kryetares në ikje të qytetit të Shkupit, Danella Arsovska.

Ky akt paraqet provokimin e radhës të inskenuar nga ana e aleancës së ”errët “Arsovska- BDI-Levica, dhe është tentim për të rrënuar marrëdhëniet ndëretnike duke rikthyer temat polarizuese dhe konfliktuese ndaj të cilave shoqëritë ndëretnike janë të ndjeshme.

Tema e Qoseto-s u rihap në prag të fushatës për zgjedhjet lokale. A ishte ky vendim i koordinuar nga shtabi i Danella Arsovskës në Saraj? Ndërkohë që qyteti po mbytet në plehra e familje të tëra, amvisëri e biznese po jetojnë verën më të nxehtë në historinë e vendit pa ujë, Arsovska me partnerët e saj BDI dhe Levica merren me nxitjen e tensioneve ndëretnike dhe kërcënimin e stabilitetit.

VLEN rikujton opinionin se përmendorja e QOSETO-s u ndërtua nga paratë e Qeverisë në të cilën Bujar Osmani dhe Blerim Bexheti ishin ministra të BDI-së si partner qeveritar. Ky akt qyqar i kryetares në ikje ka vetëm një qëllim: vazhdimin e skenarëve destabilizuese dhe përpjekje për të sfiduar stabilitetin e institucioneve.

Kryetarja e dështuar Arsovska dhe partnerët e saj- BDI dhe LEVICA nuk do t’ia dalin. Fytyrat e tyre janë të demaskuara plotësisht. Skenarët e tyre janë të lexuar dhe nuk i beson askush. Qytetarët do ta dënojnë këtë koalicion destruktiv në zgjedhje me votë dhe do t’i dërgojnë përfundimisht në pension politik politikanët destruktivë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More