VLEN mund të mbajë kongresin e parë në Maj për të përmbyllur shndërrimin në parti të vetme

Nga D. V.
584 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 24 Mars, Zhurnal.mk – Kongresi i parë i VLEN në formën e tij të re mund të mbahet në muajin Maj, por ende nuk ka një vendim përfundimtar, sipas burimeve nga brenda VLEN, shkruan Zhurnal.mk.
Në mbledhjen e mbrëmshme të VLEN është biseduar për këtë çështje me të cilën do të përbylleshin hapat e ndërmarrë nga subjektet brenda tij dhe shndërrimin në një parti të vetme politike.


Burimet nga VLEN thanë për Zhurnal.mk se ende “nuk është definitive” mbajtja në muajin Maj e kongresit, edhe pse është shqyrtuar kjo mundësi.


Ky Kongres, do të përmbyllte procesin e brendshëm midis partive politike të VLEN dhe në të cilin do të bëheshin të ditura strukturat dhe pozitat e anëtarëve të subjektit të ri të ardhshëm me po të njëjtin emër.
Më herët këtë muaj, Izet Mexhiti kishte deklaruar se modeli më i përshtatshëm për udhëheqjen e VLEN do të ishte që të ketë bashkëkryetarë.


“Është zgjedhur modeli i lidershipit që është një risi. Karakteristikë e VLEN është dialogu dhe jo vendimet autokrate. Edhe pse është modeli i bashkëkryetarëve, brenda kryesisë vendimet do të merren me konsensus; nëse ka ndonjë dilemë, do të shkohet me shumicë absolute, jo të thjeshtë. Krejt kjo është në funksion të demokratizimit të skenës politike,” pat thënë ai për Alsat-M.

artikuj të ndërlidhura

error: Përmbajtja është e mbrojtur!!

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër