VLEN: Nuk ka nevojë për zgjedhje të parakohshme, jemi në fazën finale të bashkimit si forcë e dytë politike

Nga B.M
880 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 05 maj, Zhurnal.mk – Koalicioni VLEN ka reaguar ndaj kërkesave të partive opozitare për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, të cilat u intensifikuan pas deklaratës së kryeministrit Hristijan Mickoski se vendi mund të shkojë drejt një procesi të ri zgjedhor në një periudhë të afërt.

Në reagimin e tyre, nga VLEN theksojnë se aktualisht janë në fazën përfundimtare të shkrirjes në një subjekt të vetëm politik, proces që sipas tyre do ta konsolidojë më tej pozitën e tyre në skenën politike në Maqedonia e Veriut, përcjell Zhurnal.mk.

“VLEN është në fazën përfundimtare të bashkimit në një subjekt të vetëm politik, duke e forcuar edhe më tej pozitën e tij si forcë dominuese në skenën politike. Kësisoj, edhe zyrtarisht konfirmohet si forca e dytë politike në vend”, thuhet në reagim.

Nga ky koalicion vlerësojnë se aktualisht qeveria gëzon një shumicë stabile dhe të konsiderueshme, duke shtuar se ekziston edhe potencial për zgjerim të mëtejshëm të saj.

VLEN gjithashtu i referohet rezultateve të zgjedhjeve të fundit lokale, duke theksuar se kanë fituar 10 komuna, që sipas tyre përbën rreth 80 për qind të komunave me shumicë shqiptare.

“Kjo është dëshmi e qartë dhe e padiskutueshme se ku qëndron besimi i qytetarëve”, theksojnë nga VLEN.

Në fund, VLEN vlerëson se prioritet duhet të mbetet përmirësimi i standardit jetësor të qytetarëve dhe forcimi i funksioneve shërbyese të pushtetit ekzekutiv, duke lënë në plan të dytë kërkesat për zgjedhje të parakohshme.

artikuj të ndërlidhura

error: Përmbajtja është e mbrojtur!!

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër