VLEN: Panairi i Librit shqip e ktheu Shkupin në qendër të kulturës dhe dijes

Nga D. V.
638 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 05 qershor, Zhurnal.mk – VLEN vlerëson se Panairi i Librit shqip “Shkup 2026”, i organizuar në sheshin “Skënderbeu” nën moton “Gjuha jonë sa e mirë”, e ka shndërruar kryeqytetin në një qendër të kulturës, dijes dhe promovimit të gjuhës shqipe.

Sipas VLEN-it, sheshi “Skënderbeu” këto ditë nuk ka qenë vetëm një hapësirë publike, por një vendtakim i autorëve, botuesve, lexuesve dhe dashamirësve të librit, duke sjellë një atmosferë të veçantë kulturore në zemër të Shkupit.

Në panair morën pjesë 55 shtëpi botuese nga Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Shqipëria, të cilat prezantuan mijëra tituj për vizitorët. Ngjarja mblodhi autorë, të rinj, familje dhe qytetarë të shumtë, duke e kthyer librin shqip në qendër të vëmendjes publike.

VLEN thekson se organizimi i këtij aktiviteti u mundësua falë angazhimit të kryetarit të Komunës së Çairit dhe njëherit bashkëkryetar i koalicionit, Izet Mexhiti, në bashkëpunim me organizatorët, botuesit dhe mbështetësit e librit.

“Ky është shembulli më i mirë se si kultura bëhet pjesë e gjallë e qytetit kur ka vullnet, përkushtim dhe vizion. Një qytet që i hap vend librit, i hap vend dijes, vetëdijes dhe të ardhmes”, thuhet në njoftimin e VLEN-it.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër