VLEN: Zgjidhet problemi i hapësirave në UNT, kampusi i ri prej 42 milionë eurosh sjell zgjidhjen përfundimtare

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 15 shtator, Zhurnal.mk – VLEN-i po i jep zgjidhje konkrete nevojës për hapësira shtesë në Universitetin “Nënë Tereza”, në kohën kur universiteti po përballet me rritje të numrit të studentëve.

Në kuadër të këtij angazhimi, zëvendëskryeministri i parë Bekim Sali dhe rektori i UNT-së, prof. dr. Bekim Fetaji, kanë shqyrtuar mundësinë e përdorimit të hapësirave të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë për nevojat e universitetit. Kjo zgjidhje do të mundësojë që procesi mësimor të zhvillohet normalisht deri në përfundimin e kampusit të ri.

Por kjo është vetëm zgjidhja e periudhës së ndërmjetme. Zgjidhja e përhershme është kampusi i ri i UNT-së, një investim prej rreth 42 milionë eurosh, për të cilin tashmë janë hedhur themelet.

Kampusi i ri do t’i sigurojë Universitetit “Nënë Tereza” hapësira moderne dhe kapacitete të mjaftueshme për studentët, stafin akademik, mësimin dhe kërkimin shkencor.

VLEN-i e sheh rritjen e numrit të studentëve si mundësi për zhvillimin e mëtejshëm të UNT-së dhe jo si pengesë. Hapësirat e nevojshme po sigurohen tani, ndërsa kampusi prej 42 milionë eurosh do ta zgjidhë përfundimisht këtë çështje.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër