Tiranë, 23 shtator, Zhurnal.mk – Deputetët e opozitës në komisionin e Ligjeve debatuan sot lidhur me masën e vendosur nga SPAK për ish-drejtuesen e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni.
Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi kërkoi që Kuvendi të mblidhet për të diskutuar situatën e krijuar pas arrestimit të drejtuesit të SHISH.
Sipas tij, bëhet fjalë për një zhvillim që prek drejtpërdrejt sigurinë kombëtare dhe kërkon reagim institucional të Parlamentit.
“Parlamenti duhet të mblidhet pas arrestimit të kreut të SHISH”, tha Bylykbashi, duke e cilësuar situatën si tepër të rëndë.
Edhe deputeti demokrat Saimir Korreshi kundërshtoi vijimin normal të mbledhjes, duke ngritur pikëpyetje mbi prioritetet e institucioneve në një situatë që ai e lidhi me sigurinë kombëtare.
“A ka prioritete ky shtet kur bie siguria kombëtare. Me masën për kreun e SHISH, ka rënë shteti sot”, u shpreh ai.
Nga ana tjetër, kreu i komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja kërkoi që të vijohet me rendin e ditës dhe të shqyrtohet projektligji për reformën territoriale.
Sipas tij, “veprimet e SPAK janë pjesë e funksionimit të institucioneve në një shtet demokratik”.
