VMRO-DPMNE i kundërpërgjigjet Osmanit: As që na shkon ndërmend të bisedojmë me ty për tema serioze

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 10 shtator, Zhurnal.mk – Nga VMRO-DPME mohojnë se kanë komunikuar me Bashkimin Demokratik për Integrim për zgjedhje të parakohshme paralmentare.

“Nuk ka pasur komunikim me BDI-në për zgjedhje të parakohshme. E aq më pak na shkon ndërmend të komunikojmë me Bujar Osmanin për tema kaq serioze. Bujari, duket se mes dy temave nacionaliste dhe të trilluara, po shpik sërish një mënyrë për të qenë aktual”, thonë nga VMRO-DPMNE për TV21.

Ky reagim i VMRO-DPMNE-së vjen pas deklaratave të nënkryetarit të BDI-së, Bujar Osmani në “Click Plus” të TV21, i cili tha se janë të gatshëm për zgjedhje se kjo i është komunikuar VMRO-së.

“Normalisht në forma të ndryshme është komunikuar edhe te ata. Nuk ndonjë rezistencë të madhe në këtë drejtim dhe ne jemi në pritje se diku në pranverë të vitit të ardhshëm do të ketë zgjedhje të parakohshme dhe po i bëjmë përgatitjet në këtë drejtim”, tha Osmani.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër