VMRO‑DPMNE: Komuna e Aerodromit realizon cikël të madh investimesh në infrastrukturë dhe arsim

Nga D V
807 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 3 shtator, Zhurnal.mk – Komuna e Aerodromit vazhdon me ritëm të shtuar të investojë në zhvillimin e komunës, në infrastrukturë më të mirë, arsim bashkëkohor, kushte më të mira për fëmijët, mjedis të pastër jetësor, sport dhe siguri. Në periudhën e kaluar janë realizuar dhe filluar një numër i madh projektesh në të gjitha lagjet e Aerodromit, me qëllim që qytetarët të marrin kushte më të mira për jetë dhe një komunë funksionale – theksohet në kumtesën e VMRO‑DPMNE.

“Një nga ciklet më të mëdha investues është në infrastrukturën rrugore, për çka janë siguruar 138 milionë denarë për rikonstruksionin e 18 rrugëve me gjatësi totale prej 5,4 kilometrash. Është rikonstruktuar plotësisht rruga ‘Simeon Kavrakirov’ në Miçurin, po rikonstruktohet ‘Lisec’ në Gorno Lisiçe, ndërsa punohet edhe në disa krahë të ‘Gjorgji Kapçev’ dhe ‘Todor Çangov’.

Paralelisht po rregullohen edhe sipërfaqe të tjera rrugore dhe këmbësore, ndërsa me mbështetje nga Qyteti i Shkupit është rikonstruktuar rruga ‘Franjo Kluz’ në gjatësi prej një kilometri, kurse në krahun e bulevardit ‘Brigada e Tretë Maqedonase’ është vendosur ndriçim i ri rrugor.

Në periudhën e ardhshme vazhdon modernizimi i ndriçimit publik përmes futjes së ndriçimit smart, me të cilin do të sigurohet sistem më efikas dhe më ekonomik.

Po investohet edhe në infrastrukturën e ujësjellësit, kështu në rrugën ‘Bozhidar Rajkoviq’ në Gorno Lisiçe është vendosur rrjet i ri ujësjellësi në gjatësi prej 1.000 metrash, investim prej 12 milionë denarësh, të siguruar nga Qeveria e Maqedonisë, ndërsa në Dolno Lisiçe po realizohen aktivitete për përmirësimin e rrjetit të ujësjellësit dhe furnizimit me ujë.

Për Komunën e Aerodromit, arsimi është ndër prioritetet më të rëndësishme, kështu që tashmë është vënë në funksion objekti i ri i OOU ‘Bllazhe Koneski’, ndërsa është në proces faza e dytë me ndërtim shtesë, sallë sportive të re, terrene sportive dhe rregullim të oborrit shkollor.

Në OOU ‘Aleksandar Makedonski’ janë siguruar kushte për mësim tërësisht njëturnësh, në OOU ‘Dimitar Makedonski’ nxënësit nga klasa e gjashtë deri në të nëntën nga 1 shtatori ndjekin mësim në një turn, ndërsa në OOU ‘Goce Dellçev’ në Gorno Lisiçe po ndërtohen gjashtë klasa të reja dhe dy zyra.

Përveç kësaj, klasat po modernizohen me teknologji bashkëkohore, tabela smart dhe tableta, nxënësit dhe mësuesit më të suksesshëm shpërblehen, ndërsa përmes pompave termike dhe sistemeve fotovoltaike po investohet në efikasitetin energjetik të shkollave.

Po krijohen kushte më të mira edhe në çerdhet e fëmijëve, kështu që është në proces projektimi i çerdhes së parë në Dolno Lisiçe, me zgjerimin e ‘Izvorçe’ në Star Aerodrom do të sigurohet hapësirë për më shumë se 400 fëmijë, pas 33 vitesh është rikonstruktuar kati i sipërm i ‘Buba Mara’, ndërsa në ‘Bambi’ është vendosur fasadë e re termike.

Vëmendje e veçantë i kushtohet fëmijëve me vështirësi zhvillimore dhe aftësi të kufizuara përmes trajtimeve falas logopedike dhe defektologjike dhe aktiviteteve për arsim inkluziv.

Komuna e Aerodromit, gjithashtu, vazhdon me masa për mbështetje të familjeve me të porsalindur dhe nxënës të klasës së parë, ndërsa me masën ‘Zero komunalie – shtëpia e parë për të rinjtë’, të rinjtë deri në 35 vjeç lirohen nga pagesa e komunaleve gjatë krijimit të shtëpisë së tyre të parë, dhe përmes bashkëpunimit të zyrtarizuar me Shoqatën e Pensionistëve Aerodrom sigurohet mbështetje financiare për aktivitetet e qytetarëve më të moshuar.

Për një komunë më të pastër dhe më të gjelbër, vetëm në muajt e parë janë pastruar më shumë se 600 ton mbeturina dhe një numër i madh deponish të egra, ka filluar edhe selektimi i mbeturinave plastike direkt nga amvisëritë, ndërsa në Novo Lisiçe është vendosur sistem ujitjeje në gjatësi prej 2,5 kilometrash me më shumë se 300 spërkatës dhe është blerë mekanizim i ri për mirëmbajtjen e sipërfaqeve të gjelbra. Nga ana tjetër, në bashkëpunim me Qytetin e Shkupit dhe Komunën Gazi Babë po ndërmerren aktivitete për zgjidhjen e problemit me ‘Vardarishten’.

Po rinovohen lojërat e fëmijëve, terrenet sportive dhe sipërfaqet publike. Në parkun ‘Avionçe’ është ndërtuar fushë e re basketbolli, ndërsa po vendosen edhe zona të reja fitness dhe kalistenikë.

Në proces është ndërtimi i sallës së parë sportive në Dolno Lisiçe, ndërsa banorët e Aerodromit kanë mundësi për përdorim falas të terreneve të tenisit, kurse në Novo Lisiçe ka filluar ndërtimi i qendrës së parë kulturore multifunksionale, e cila do të ofrojë hapësirë të re për ngjarje kulturore dhe përmbajtje për të gjitha gjeneratat.

Ka filluar realizimi i projektit për videonadzor në komunë, ndërsa paralelisht po përmirësohet ndriçimi rrugor dhe po forcohen kontrollet e rendit komunal, zhurmës dhe kantierëve, ndërsa komuna vazhdon edhe me përmirësimin e transparencës dhe komunikimit me qytetarët, me mundësi për vlerësim anonim të punës së administratës.

Aerodromi po zhvillohet me projekte konkrete, investime dhe punë në terren”, thonë nga VMRO‑DPMNE.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër