Shkup, 23 Prill, Zhurnal.mk – Partia më e madhe qeveritare maqedonase, VMRO-DPMNE, para dy dite ka propozuar përmes deputetëve të saj qëdeputetëve t’iu ndalohet posedimi i nënshtetësisë së dytë, pos asaj vendore.
“Me Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për deputetët parashihet vendosja e një kriteri më të lartë për person që mund të zgjidhet deputet. Parashihet që kandidati për deputet duhet të ketë vetëm shtetësinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut,” thuhet në propozimin për ndryshim nëligjin për anëtarë të kuvendit të Maqedonisë së Veriut, të hartuar nga disa deputetë të VMRO-DPMNE.
“Deputet mund të zgjidhet personi i cili i plotëson kushtet e mëposhtme: – të jetë shtetas vetëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut, – të ketë mbushur 18 vjet jetë, – të këtë aftësi afariste, – nuk është i dënuar me vendim gjyqësor të plotfuqishëm me dënim me burg pa kusht mbi gjashtë muaj, vuajtja i të cilit ende nuk ka filluar dhe – nuk ndodhet në vuajtje të dënimit me burg për vepër penale të kryer,” thuhet në propozim.
Këtë propozim LSDM tha se do ta përkrahë. Ndërkohë partia opozitare kërkon që e njëjta të vlejë edhe për ministrat dhe për këtë ajo edhe ka propozuar ndryshim përkatës në ligjin për qeveri.
Sipas TV 24, BDI është kundër ndryshimeve të propozuara nga VMRO-DPMNE për deputetët, ndërkohë që partia opozitare shqiptare nuk ka bërë ndonjë komunikatë publike për këtë çështje.
