VMRO-DPMNE: Venko Filipçe është anomalia e politikës në Maqedoni

Nga D V
516 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 20 gusht, Zhurnal.mk – “Venko Filipce ende nuk është kthyer nga pushimet dhe ende bën thirrje për histeri nga jahti i Zoran Zaevit, së pari për ujin në Gostivar, pastaj për ujin në Shkup dhe tani për ethet e Nilit”, thonë nga VMRO-DPMNE në një kumtesë për media.

“A nuk është mjaft e çuditshme që këtë verë nuk ka zjarre si verën e kaluar në Vardarishte dhe Drisla? I vetmi ndryshim i madh është se këtë vit nuk ka zgjedhje lokale, kështu që LSDM-ja piromane është shndërruar në LSDM-në histerike. Kështu, për dy ditët e fundit, LSDM-ja ka kërkuar një raport për ujin në Gostivar dhe ai raport është publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, por nuk ka pasur as fjalë dhe as thirrje për një raport nga Komuna e Gostivarit. Nuk ka kritika për kryetarin e tyre të Gostivarit”, thonë nga VMRO-DPMNE.

“LSDM po krijon një gjendje kaosi sepse nuk ka argumente dhe asnjë ofertë. Venko Filipce është anomalia e politikës në Maqedoni”, thonë nga VMRO.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër