VMRO Gostivar shënoi 36-vjetorin e themelimit, Andonovski: Forca jonë janë njerëzit që qëndrojnë pranë nesh

Nga Xh M
628 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Gostivar, 18 gusht Zhurnal.mk – Me një atmosferë festive dhe me pjesëmarrje të madhe të anëtarëve, simpatizantëve dhe miqve të partisë bashkë me kryetarin e VMRO dhe kryeministrin Hristijan Mickoski, sonte në Gostivar u shënua 36-vjetori i themelimit të Komitetit Komunal të VMRO-DPMNE-së në Gostivar.

Në këtë përvjetor, vëmendje e veçantë iu kushtua punës së strukturës lokale dhe kryetarit të saj, Martin Andonovski, i cili gjatë mandatit të tij ka vendosur theks të veçantë në forcimin e organizimit, bashkimin e anëtarësisë dhe ndërtimin e një klime të re politike në Gostivar.

Andonovski, duke iu drejtuar të pranishmëve, theksoi se fuqia e një organizate politike nuk matet vetëm me numra, por mbi të gjitha me njerëzit që qëndrojnë pas saj dhe me besimin që ndërtohet ndër vite.

„Vlejnë se, pasuria më e madhe janë njerëzit që qëndrojnë pranë teje. Sonte treguam se sa i pasur është Komiteti Komunal i VMRO-DPMNE-së në Gostivar me miq dhe mbështetje“, u shpreh Andonovski.

Ai falënderoi të gjithë të pranishmit dhe mbështetësit që ishin pjesë e kësaj mbrëmjeje, duke theksuar se rrugëtimi i strukturës së VMRO-DPMNE-së në Gostivar vazhdon me të njëjtin entuziazëm.

„Faleminderit nga zemra të gjithë atyre që ishit pjesë e kësaj mbrëmjeje të mrekullueshme. 36 vite bashkë dhe vazhdojmë!“, deklaroi kryetari i VMRO-DPMNE-së në Gostivar.

Përvjetori u shënua si një moment për të kujtuar historinë e organizatës lokale, por edhe për të vënë në pah energjinë dhe mbështetjen që, sipas drejtuesve të saj, VMRO-DPMNE-ja gëzon në Gostivar.

Nën drejtimin e Martin Andonovskit, struktura e partisë në Gostivar synon të vazhdojë me forcimin e organizimit në terren dhe me afrimin e mëtejshëm të qytetarëve dhe mbështetësve rreth vizionit politik të VMRO-DPMNE-së.

https://www.facebook.com/share/p/19329m33ae/

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër