VMRO: LSDM hesht për rastin e Grubit

Nga Xh M
428 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 28 shkurt – VMRO-DPMNE akuzon LSDM se po hesht për rastin e Artan Grubit dhe po i shmanget përgjegjësisë.

Nga VMRO-DPMNE thonë se, edhe pse në publik LSDM bën akuza, në seancën e fundit të pyetjeve parlamentare nuk ka ngritur asnjë pyetje për Grubin dhe nuk e ka përmendur fare emrin e tij.

Partia në pushtet i referohet edhe deklaratës së nënkryetares së LSDM-së, Jovanka Trençevska, e cila ka thënë se për një nga rastet ku Grubi dyshohet për vepra penale duhet të ketë kallëzime edhe për ish-zyrtarë të tjerë nga qeveria e kaluar.

Sipas VMRO-DPMNE-së, heshtja e LSDM-së ngre dyshime dhe tregon se partia po shmang përballjen me këtë çështje.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër