Vodhi “Golf”-in me çelës në bravë, u përplas në një market në Pallaticë të Tetovës

Nga D. V.
1,388 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Më 26.02.2026, në ora 22:40, në SPB Tetovë, personi Q.I. (78) nga fshati Strimnicë e Tetovës, ka raportuar se në fshat është vjedhur një automjet i llojit „Volkswagen Golf“ me targa të Tetovës. Automjeti ishte në pronësi të një personi tjetër, por përdorej nga raportuesi dhe ishte lënë i parkuar me çelësin në bravë.
​Sipas denoncimit, personi që ka marrë automjetin, duke lëvizur drejt fshatit Palaticë, ka shkaktuar një aksident trafikun duke u përplasur me objektin e një marketi, pas së cilës është larguar nga vendi i ngjarjes.

​Nga ky aksident, lëndime trupore ka pësuar punëtorja e marketit, L.K. (23) nga fshati Palaticë, të cilat janë konstatuar në Qendrën Klinike të Tetovës, ndërsa janë shkaktuar edhe dëme materiale në objekt. Me urdhër të prokurorit publik, automjeti është dërguar në ambientet e SPB Tetovë dhe po ndërmerren masa për gjetjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të rastit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër