Von der Leyen: Evropa pagoi 27 miliardë euro më shumë për energjinë për shkak të luftës me Iranin

Nga D. V.
449 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Bruksel, 27 Prill, Zhurnal.mk – Evropa është detyruar të paguajë 27 miliardë euro më shumë për importet e naftës dhe gazit që nga fillimi i luftës së SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit, tha shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, transmeton Anadolu.

Duke folur në një konferencë për media në Berlin, von der Leyen tha se Evropa po përjeton krizën e saj të dytë serioze energjetike në katër vitet e fundit dhe se shtetet anëtare të BE-së duhet të nxjerrin mësime nga kjo.

“Në vitin 2022, (Presidenti rus) Putin ndërpreu furnizimin tonë me gaz, dhe tani është Ngushtica e Hormuzit”, u tha ajo gazetarëve, duke shtuar: “Varësia jonë e madhe nga lëndët djegëse fosile të importuara na bën të cenueshëm. Ne duhet ta reduktojmë këtë varësi”.

Von der Leyen tha se vendet evropiane duhet të zgjerojnë prodhimin e energjisë së rinovueshme dhe të eksplorojnë inovacionin bërthamor, përfshirë reaktorët e vegjël modularë, për të siguruar energji të besueshme. “Çdo kilovat-orë energjie e prodhuar këtu kontribuon në stabilitetin ekonomik, energji të përballueshme dhe kështu në pavarësinë e Evropës”, shtoi ajo.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër