Bujanoc, 25 tetor Zhurnal.mk – Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arber Pajaziti, ka votuar në zgjedhjet e sotme, duke bërë thirrje për pjesëmarrje sa më masive të qytetarëve në procesin zgjedhor.
Përmes një mesazhi pas votimit, Pajaziti theksoi rëndësinë e përfaqësimit sa më të fuqishëm të shqiptarëve në Parlament, duke ftuar qytetarët që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.
“Sot votova, me dëshirën që zëri i shqiptarëve të jetë sa më i fuqishëm dhe të kemi sa më shumë përfaqësues shqiptarë në Parlament. Ftoj të gjithë qytetarët që të dalin sa më masivisht dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar. Çdo votë ka rëndësi!”, ka deklaruar Pajaziti.
