Voton Nevzat Bejta: Sot është ditë feste, dilni votoni

Nga admin
656 e lexuar
A+A-
Rivendos

Gostivar, 11 janar – Kandidati për kryetar të Komunës Gostivar në zgjedhjet e përsëritura lokale, Nevzat Bejta, sot e realizoi të drejtën e tij të votës dhe ju bëri thirrje qytetarëve për dalje më të madhe në zgjedhje. 

 Bejta votoi në vendvotimin në Shkollën Fillore Komunale “Bashkimi”, bashkë me familjen e tij. 

“Sot, së bashku me familjen time, e ushtruam të drejtën qytetare për të votuar. Kjo ditë është e rëndësishme për demokracinë dhe për të ardhmen e komunës sonë. U bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të dalin dhe të votojnë me qetësi, dinjitet dhe përgjegjësi. Besoj se vullneti i qytetarëve do të shprehet lirshëm dhe se procesi zgjedhor do të përfundojë në mënyrë të rregullt dhe demokratike. Falënderoj të gjithë ata që janë angazhuar në këtë proces dhe shpresoj që sot të jetë një festë e demokracisë për Gostivarin”, tha Bejta.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër