Voziti 178 km/h në rrugën Tetovë – Gostivar, ndalohet shoferi nga Gostivari

Nga D. V.
186 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 20 prill Zhurnal.mk – Me automjet ,,gjurmues” sanksionohet shoferi i cili ka drejtuar me shpejtësi prej 178 km/h jashtë vendbanimit ku shpejtësia e lejuar është 80 km/h, automjeti është konfiskuar
MPB Maqedoni njofton se dje (19.04.2026) në orën 18:50, në rrugën Gostivar – Tetovë, nga ana e nëpunësve policorë të Njësisë Mobile për Siguri në Komunikacionin Rrugor pranë Sektorit për Çështjet e Komunikacionit me ndihmën e automjetit special “gjurmues” të Ministrisë së Punëve të Brendshme, është matur shpejtësia e lëvizjes së një automjeti udhëtarësh “Mercedes” me targa të Gostivarit prej 178 kilometrash në orë, jashtë vendbanimit, ku shpejtësia maksimale e lejuar është 80 kilometra në orë.
“Automjeti është konfiskuar, ndërsa shoferi K.I. (44) nga Gostivari do të përballet me sanksionet e parapara me ligj, në përputhje me dispozitat e nenit 297-a dhe 300-b të Kodit Penal”.
“Kontrollet në komunikacion me automjetet speciale “gjurmues” do të vazhdojnë edhe në periudhën në vijim në të gjithë territorin e shtetit, me qëllim sanksionimin e kundërvajtësve, rritjen e sigurisë dhe mbrojtjen e pjesëmarrësve në komunikacion”, thonë nga MPB.
“Drejtimi i automjeteve me shpejtësi më të madhe nga e përshkruara është një nga shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore, të cilat shpesh përfundojnë me pasoja të rënda për shëndetin dhe jetën e qytetarëve. U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat e komunikacionit, me qëllim që së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër