Korçë, 8 gusht Zhurnal.mk – Mitropoliti orthodhoks i Korçës, Hirësia e tij imzot Anastasi, ka reaguar me dhimbje për vrasjen e 20-vjeçarit Johan Zuka pasditen e sotme në Korçë. Imzot Anastasi thotë se jeta njerëzore është dhuratë e shenjtë e Perëndisë dhe se kur një i ri vret një të ri, shoqëria qan për të dy.
‘’Jeta njerëzore është dhuratë e shenjtë e Perëndisë dhe askush nuk ka të drejtë ta shuajë atë. Asnjë konflikt, asnjë zemërim dhe asnjë arsye nuk mund ta justifikojnë veprimin që merr jetën e një njeriu. Kur një i ri vret një të ri, shoqëria qan për të dy’’, shkruan Hirësia e tij, Imzot Anastasi.
Autori i dyshuar i vrasjes është Kristjan Sterjo, shok fëmijërie me viktimën. Ai është në arrati dhe ka nga pas policinë dhe forcat RENEA.
