Vrasja e gjyqtarit Kalaja/ Apeli i refuzon lirimin xhaxhait të autorit, Gjon Shkambit

Nga Xh M
379 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 26 prill Zhurnal.mk – Gjon Shkambi, xhaxhai i Elvis Shkambit, personit që vrau me armë zjarri në sallën e gjyqit gjyqtarin e Apelit, Astrit Kalaja, është rikthyer në këtë gjykatë për të kërkuar lirimin nga burgu.

Kërkesa e tij për zëvendësim të masës “arrest në burg” në një masë më të butë sigurie është refuzuar këtë javë nga togat e zeza të Apelit. Gjon Shkambi akuzohet për “vrasje në rrethana cilësuese”, e kryer në bashkëpunim, si nxitës në ngjarjen e 6 tetorit 2025 në Gjykatën e Apelit.

Ai ishte në krah të nipit të tij, Elvis Shkambi, që pas një vendimi për çështje pronash në disfavor të tyre, hapi zjarr në sallën e gjyqit, duke vrarë gjyqtarin Astrit Kalaja dhe plagosur palët kundështare në proces, Ragip e Ervis Kurtaj.

Për të njëjtën ngjarje në masën e “arrestit në burg” po hetohet edhe Elvis Shkambi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër