Ohër, 26 prill Zhurnal.mk – Një aksident i madh u shmang për pak në shtegun e ecjes Studençishta në Ohër, kur një parashutist që po kryente fluturime komerciale me turistë pothuajse plagosi një nënë me fëmijën që po ecnin përgjatë shtegut.
Sipas videos së publikuar nga Ohrid1 , parashutisti po fluturonte rrezikshëm ulët mbi zonën e këmbësorëve dhe për pak i ka shpëtuar nënës dhe fëmijës, pas së cilës ai goditi një shtyllë ndriçimi rrugor, duke e dëmtuar atë plotësisht.
Në regjistrim dëgjohet qartë britma e nënës së frikësuar, e cila arrin të shmangë tragjedinë në momentin e fundit.
Qytetarët që e përdorin këtë shteg ecjeje çdo ditë janë të alarmuar dhe kërkojnë që institucionet kompetente të reagojnë menjëherë, të hetojnë rastin dhe të përcaktojnë nëse parashutisti i ka respektuar rregullat e sigurisë dhe lejet për këtë lloj fluturimi komercial.
