Vrasje me paramendim, i kërkuari nga Shqipëria arrestohet në Itali – Policia e Shtetit jep detaje

Nga D V
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 29 shtator, Zhurnal.mk – Policia e Shtetit ka bërë të ditur se i kërkuari për vrasje me paramendim Vanxhel Balla, 28 vjeç, lindur në Dibër, është arrestuar në Itali.

Policia e Shtetit njofton se shtetasi Vanxhel Balla ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, në vitin 2020, e ka dënuar me 12 vjet burg (mbetur për të kryer 9 vjet burg), për veprën penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim.

“Finalizohet një tjetër fazë e operacionit policor të koduar ‘The Wanted’. Kapet në Bolzano të Italisë një i kërkuar, i dënuar për vrasje me paramendim, kryer në bashkëpunim. Arrestohet me qëllim ekstradimi, shtetasi Vanxhel Balla, 28 vjeç, lindur në Dibër”, thuhet në njoftim.

Policia njofton se ky shtetas, së bashku me vëllain e tij, shtetasin A. B., pas një konflikti për motive të dobëta, kanë vrarë me mjet prerës (thikë) shtetasin A. Z alias I. Z..

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Shqipërisë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër