Vuçiç përsëri ankohet për bashkëpunimin Shqipëri-Kosovë-Kroaci, paralajmëron blerje të reja armatimi modern

Nga D. V.
242 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Beograd, 15 Prill, Zhurnal.mk – Kryetari i Serbisë vazhdon që të ankohet dhe viktimizojë Serbinë me vendimin e Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë për bashkëpunim tre palësh në sektorin e mbrojtjesë.
Aleksandar Vuçiç, parajamëroi, por nuk dha detaje, se qeveria e Serbisë do të bëjë së shpejti blerje të reja të armatimit për ushtrinë serbe.

“Në ditët në vijim, ne do të nënshkruajmë kontrata shumë të rëndësishme për prokurimin e armëve dhe pajisjeve ushtarake. Presim vizita të rëndësishme dhe kontrata të reja me vende të tjera, me qëllim që të bëjmë porosi të mëdha për ushtrinë tonë. Besoj se në periudhën e ardhshme, do ta ngremë në një nivel më të lartë gjithçka që kemi folur sot. Do të vazhdojmë të zhvillohemi më tej në të gjitha fushat. Mendoj se do të jemi një nga ushtritë me ndërveprimin më të theksuar dhe aftësitë më të mëdha jo vetëm në rajonin tonë, por edhe më gjerë,” tha Vuçiç sot përmes një teksti në Facebook.

Ai përsëri shprehu paknaqësinë e tij ndaj të tre shteteve, ministritë e mbrojtjes të të cilave me një deklaratë të vitit kaluar u angazhuar për bashkëpunim midis tyre.
Madje Vuçiç pretendon se kjo është tash një situatë “komplekse” në rajon në fushën e sigurisë.

“Situata e sigurisë është disi më komplekse sesa në janar kur e trajtuam atë, kryesisht për shkak të veprimeve dhe aktiviteteve të mëtejshme të aleancës ushtarake të Prishtines, Tiranes dhe Zagrebit,” shkruan ai.
“Angazhimi ynë për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit nuk ka ndryshuar, dhe ne mund ta ruajmë këtë vetëm nëse jemi mjaftueshëm të fortë dhe të fuqishëm,” shtoi ai.

Vuçiç tha se ka propozuar zhvillimin dhe miratimin e një strategjie “robotizimi, formimin e një njësie në nivel batalioni të pajisur me platforma të robotizuara, kryerjen e përgatitjeve organizative për formimin e divizioneve dhe batalioneve të dronëve sulmues me rreze të gjatë veprimi dhe municioneve të lëvizshme, trajnimin e njësive speciale të zbulimit për përcaktimin e koordinatave të objektivave për kontrollin e zjarrit të artilerisë dhe aviacionit, pajisjen dhe trajnimin e mëtejshëm për përdorimin e dronëve në njësi të tjera.”

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër