Afro 30% e ndërmarrjeve aktive në 2024 ishin nga sektori i tregtisë

Nga D. V.
218 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 15 Prill, Zhurnal.mk – 29.2 % nga ndërmarrjet aktive në vitin 2024 ishin nga sektori i tregtisë me shumicë dhe pakicë, përderisa 81.0 % e tyre kanë pasur nga 1 deri 9 të punësuar, thonë të dhënat e entit statistikor të vendit.
Numri total i ndërmarrjeve aktive para dy vitesh ishte 73 310, sipas të dhënave.

Për sa i përket numrit të punësuarëve në ndërmarrjet vijojnë ndërmarrjet me 10 deri 19 punonjës me 4.3 %, ndërmarrjet me 20 deri 49 të punësuar, pjesëmarrja e të cilave është 2.9 %, me 1.9 % marrin pjesë ndërmarrjet me 50 deri 249 punonjës dhe vetëm 0.3 % e ndërmarrjeve aktive kanë mbi 250 punonjës.

Ndërkohë ndërmarrjet pa të punësuar dhe ndërmarrjet me numër të pacaktuar të punësuarish (pa të dhëna për punonjësit) përbëjnë 9.6 % të numrit total të tyre në vitin 2024.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër